Interi shokon Milanin, ia merr nga duart yllin e Series A (FOTO)

E hëna mund të jetë dita vendimtare për të ardhmen e 32-vjeçarit Borja Valero.

Ai tashmë ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Interit, por tashmë pritet edhe “OK” përfundimtar i Fiorentinës.

Drejtuesit zikaltër do të bisedojnë me ata vjollcë për shumën që do të derdhin në arkën e Fiorentinës.

Mendohet se ankandi do të nisë nga 5 milionë euro, për një lojtar që nga trajneri Luciano Spalleti konsiderohet i rëndësishëm oër skemat e tij.

Image result for borja valero 2017

Spalleti mendon se Borja Valero do t’i japë ekuilibrin e duhur skuadrës në mesfushë, duke luajtur edhe si i avancuar pas sulmuesve.

Ndaj dhe klubi do të bëjë gjithçka për ta kënaqur trajnerin e ri.

Për sa i përket Borja Valero, ai pritet të marrë rreth 2 milionë euro për sezon, e njëjta shumë që merr edhe aktualisht te Fiorentina.

Skuadra vjollcë kërkon 8 milionë euro për lojtarin, ndaj pritet që marrëveshja të arrihet për 6 milionë.

FC Internazionale v Empoli FC - Serie A