Interi pëson humbje nga Bologna

Interi ka pësuar humbjen e shtatë sezonale në elitën e futbollit italian.

Zikaltrit u mposhtën me rezultat minimal 1:0 në udhëtim nga Bologna, në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 76-të të ndeshjes.

Ishte Orsolini që realizoi pas asistimit të Schouten.

Me këtë fitore, Bologna tani ngjitet në vendin e shtatë me 35 pikë.

Në anën tjetër, Interi mbetet i dyti me 47 pikë, 18 më pak se Napoli.

Superliga LIVE: Llapi – Prishtina, Ballkani – Dukagjini dhe Gjilani – Trepça ’89

Prishtina triumfon në Podujevë, Ballkani nuk ia del ndaj Dukagjinit – Gjilani vazhdon me fitore