Interi ‘peshkon’ te Manchester City

Sulmuesi malazez i Manchester Cityt, Stevan Jovetiq, nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme në formacionin e Manuel Pellegrinit. Kjo ka bërë që ai të mendoj që gjatë afatit kalimtar veror të largohet ne citizenët.

Interesim të menjëhershëm për Jovetiqin, ka shprehur skuadra e Interit, e cila thuhet se është e gatshme t’i paguaj Cityt, 17 milionë euro, për të bindur drejtuesit e klubit për ta liruar atë.