Interi pas yllit të Monacos

Interi janë të interesuar për mesfushorin mbrojtës Geoffrey Kondogbia, por kërkesat e Monacos mund të jenë të mëdha.

22 -vjeçari ka qenë objekt i dëshirës për disa ekipe italiane dy vjet më parë, duke përfshirë edhe Juventusin dhe Milanin por Inter iu bashkua garës për futbollistin francez në fund.

Tani ‘FcInterNews’  raporton se lojtari i Ligue 1, është kthyer në orbitën e Interit, por mund të jetë shumë I shtrejtë për klubin Italian, transmeton ‘Gazeta olle’.

Monaco, ka paguar 15 milionë euro për ta marrë nga Sevilla, në vitin 2013 , ndërsa vlera e tij tani vlersëohet rreth 20 milionë euro.