Interi nuk njeh limite, i ofron pagë astronomike Messit

Inter janë të vendosur të bëjnë realitet ëndrrën e tyre duke tërhequr Lionel Messin te klubi nerazur falas në sezonin 2021/22.

Kontrata e argjentinasit në Barcelonë skadon më 30 qershor 2021, por blaugranasit nuk kanë dyshim se kapiteni i tyre do të mbetet në Kataluni.

Sipas La Gazzetta dello Sport, nëse Interi ka mundësi të vërë kontaktet me Messin në 2021, ata do t’i bënin një ofertë astronomike atij: një kontratë katër vjeçare me vlerë 260 milion euro.

Si e tillë, Messi do të ketë një të ardhura neto prej 50 milionë eurosh, duke tejkaluar atë të Cristiano Ronaldos në Juventus.