Interi nuk ndalet, merr një tjetër fitore me përmbysje

Interi ka marrë një fitore të madhe me rikthim në udhëtim te Sassuolo në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit i është kthyer fitores pas barazimit me Atalantas dhe ka vazhduar sezonin pa humbje edhe pas shtatë ndeshjesh, ku ka pesë fitore dhe dy barazime deri tani.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë vendasve, të cilët për dallim nga Interi shfrytëzuan një rast dhe shënuan një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 22-të dhe ishte Domenico Berardi, i cili shënoi për 1-0 nga penalltia, e cila erdhi pas Milan Skriniar ndërhyri në mënyrë të palejuar ndaj Jeremie Boga.

Në pjesën e dytë, Interi ishte skuadër dukshëm më e mirë, më kërkuese, krijoi më shumë dhe arriti ta rikthej rezultatin dhe ta marrë fitoren.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 58-të dhe ishte Edin Dzeko, i cili shënoi për 1-1 vetëm disa sekonda pasi u inkuadrua në lojë.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e dytë me 17 pikë, ndërsa Sassuolo zë vendin e 13-të me shtatë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët udhëtojnë te Lazio, ndërsa klubi Neroverdi udhëton te Genoa.

Arsenali ndalet nga Brightoni, kthehet në shtëpi me një pikë

Barcelona nuk këndellet, pëson humbje nga Atletico Madrid