Pavarësisht konfirmimit të fundit nga Bepe Marota dhe Steven Zhang se Interi dhe Suning do të vazhdojnë së bashku, jo çdo gjë është ashtu siç duket për mediat italiane.
Marko Barzagi, gazetar ekonomie thotë: “Marota po punon nën rrogoz dhe sauditët janë aty në vijën e parë për të blerë Interin”.
“Përgënjeshtrimet janë normale, por burimet tona të sigurta thonë se pronarët e Newcastle nuk kanë hequr dorë nga Interi dhe tratativat vazhdojnë”.
Interi ka pasur probleme vitet e fundit me presidentët, të cilët nuk është se kanë investuar shumat e premtuara.
Por skuadra vitin e shkuar ftoi titullin e kampionit.