Interi mposht Napolin, rihapet lufta për titull në Serie A

Napoli e ka përjetuar humbjen e parë në Serie A duke pësuar nga Interi (1-0) në Giuseppe Meazza, në ndeshjen e xhiros së 16-të të kampionatit italian.

Në minutat e para të sfidës, Federico Dimarco pati një rast shumë të mirë shënimi pas një pasim nga Romelu Lukaku, por goditja e tij shkoi jashtë portës

Tjetër mundësi të mirë pati Matteo Darmian, të cilin e nxori në shans Edin Dzeko, mirëpo topi shkoi mbi portë.

Edhe Nicolo Barella e nxori në rast shënimi Lukakun, goditja e të cilit po ashtu shkoi mbi portë dhe skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Zhbllokimi i rezultatit ndodhi në minutën e 56-të të takimit. Federico Dimarco dhuroi një harkim të mrekullueshëm në zonë dhe Edin Dzeko realizoi me kokë.

Partenopei nuk ia dolën në minutat në vijim që të krijonin raste për t’i kthyer gjërat në favor të tyre.

Një mundësi shumë të mirë shënimi e pati Giacomo Raspadori, por goditja e tij u ndal mrekullisht nga Andre Onana.

Me këtë fitore, Interi është ngritur në pozitën e katërt në tabelë me 33 pikë, një më pak se Juventusi që mban vendin e tretë dhe tri më pak se Milani që është në vend të dytë.

Pas humbjes së parë sezonale, Napoli qëndron në vend të parë me 41 pikë, por gara për titull tashmë është më se e hapur.

Muriqi fantastik, gol e asistim për ta kualifikuar Mallorcan

A do të rikthehet në Ronaldo në Premier League? Eddie Howe thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën