Interi mposht Juventusin, por Manaj befason me notën e tij

Interi mposhti mbrëmë Juventusin në ndeshjen e të rinjve. Sfida e zhvilluar në Torino u mbyll 1:0 për zikaltërit, ku u paraqit edhe sulmues shqiptar, Rey Manaj.

Ai u notua me notën 6, notë kjo jo edhe shumë pozitive, përcjellë “Lajmi.net”.

Golin e vetëm për Interin e shënoi Boneto, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet më 13 prill.