Inter ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Udineses në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit italian.
Ndeshja nisi më mirë për ‘Nerazzurrët’ që patën fillimisht nën kontroll ndeshjen dhe rrezikuan portën në disa raste me Federico Dimarcon dhe Hakan Calhanoglun.
Sidoqoftë, Udinese e përballoi presionin që e ushtroi Interi dhe eventualisht gjetën golin e epërsisë në minutën e 40-të me Lamar Samardzic që shënoi për 1-0.
#UdineseInter 1-0
45+3 – Half time!
⚪️⚫️ #ForzaUdinese #AlèUdin #WePlayForU pic.twitter.com/JuKaYWhtSf
— Udinese Calcio (@Udinese_1896) April 8, 2024
Me të filluar pjesa e dytë, Interi barazoi shifrat me anë të Carlos Augusto (48’) por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Disa minuta më vonë, portieri i vendasve Maduka Okoye, bëri një ndërhyrje të palejueshme dhe gjyqtari akordoi penallti.
Nga pika e bardhë i saktë u tregua Hakan Calhanoglu (55’) i cili ia doli të barazojë shifrat në 1-1.
Hakan Çalhanoğlu converts the penalty goal to put #Inter level! ⚽️🇹🇷 https://t.co/HoUleY5R0j
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) April 8, 2024
Në minutën e 95-të Inter ia doli që të shënojë përsëri me anë të Davide Frattesit i cili nga afërsia nuk gaboi për 2-1.
https://twitter.com/tekkersfoot/status/1777436368567783501
Pas kësaj fitoreje, Interi vazhdon fuqishëm si lider në Serie A me 79 pikë të grumbulluara, teksa na ndajnë edhe shtatë ndeshje nga fundi./Telegrafi/