Interi merr fitore komode në udhëtim te Cagliari

Interi ka fituar 2-0 në udhëtim te Cagliari në kuadër të javës së dytë në Serie A.

Pas 21 minutash lojë, Nerazzurët kaluan në epërsi me golin e Denzel Dumfries që u asistua prej Marcus Thuram.

Nëntë minuta më vonë, Interi dyfishoi epërsinë, tani nëpërmjet Lautaro Martinez, ndërsa Federico Dimarco ishte në rolin e asistuesit.

Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një heshtje totale sa i përket tundjes së rrjetës.

Zito Luvumbo i Cagliarit në minutën e 73-të kërkoi penallti, mirëpo gjyqtari bëri me dije se loja duhej të vazhdojë.

Në minutën e 86-të, Hakan Calhanouglu ishte afër të trefishonte epërsinë, mirëpo gjuajtja e tij e ndali shtylla.

Paulo Daniel Dentello Azzi (90’) ishte shumë afër të shënonte, mirëpo yann Sommer bëri një pritje fantastike.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Interi ka arritur të arkëtojë pikët e plota (6), ndërsa në xhiron e tretë takohet me Fiorentinën.

Zrinjski zyrtarizon huazimin e Marsel Ismajlgecit te Ballkani

Zyrtarizohen ndryshimet e mëdha, Gjilani me president dhe aksionarë të rinj