Interi kroat do Mevlan Zekën

Pas një sezoni ku “lulëzoi” në Superligë, Mevlan Zeka ka disa mundësi për ta vazhduar karrierën, njëra prej të cilave është edhe Kroacia.

“E kam një propozim nga Kroacia, ku mund të transferohem te skuadra e Inter Zapresiç. Mirëpo, nuk dua të ngutem sepse po i shqyrtoj edhe ofertat nga klubet e Superligës”, deklaroi Zeka për GazetaOlle.com.

Sulmuesit gjakovar i ka skaduar kontrata me Vëllaznimin, andaj largimi nga klubi kuqezi është i sigurt. Ai mbetet në pritje të ofertave. /Olle