Interi është mposhtur në shtëpi nga Fiorentina me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.
Nerazzurrët kanë shijuar edhe humbjen e tretë radhazi apo të katërtën nga pesë ndeshjet e fundit, teksa Fiorentina ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta.
Megjithatë, përkundër rasteve të krijuara, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua loja e barabartë me të dyja ekipet që krijuan rastet për gol, por vetëm mysafirët arritën ta gjejnë atë.
Interi fillimisht pati një rast ideal në minutën e 48-të me anë të Romelu Lukaku, por belgu nuk arriti ta dërgoj topin në portën e zbrazët.
Vetëm pesë minuta më vonë, Fiorentina arriti të shënoj me anë të Giacomo Bonaventura për epërsinë 0-1.
Pas këtij rasti, Interi u hodh i gjithi në sulm në kërkim të golit të barazimit, por edhe përkundër disa rasteve, nuk arriti të gjej golin dhe Fiorentina mori një fitore të madhe 1-0.
Pas kësaj fitore, Fiorentina ngjitet në pozitën e tetë me 40 pikë, ndërsa Interi renditet i treti me 50 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët udhëtojnë te Salernitana, teksa Viola e pret Spezian.