Interi gati t’i “vjedh” Juventusit talentin shqiptar

Sipas asaj qe raporton “Tuttomercatoweb” zikaltërit e Interit janë hedhur në sulm për talentin shqiptar Rey Manaj, sulmuesi  18-vjeçar shqiptar që luan te Cremonese.

Dy javë më parë u tha se ka pasur një takim mes drejtuesve të Juventusit dhe menaxherit të Rey Manaj ku u tha se Juventusi kishte arritur akordin me talentin shqiptar, por sipas asaj që shkruan “Tuttomercatoweb”  ende nuk është arritur në një zgjidhje. Interi kërkon të përfitoj nga ky fakt dhe është hedhur në sulm për të arritur një marrëveshje me talentin shqiptar.

Zikaltërit e vlerësojnë shumë Manaj dhe janë duke pritur zhvillimet e mëtejshme për sa i përket të ardhmes së lojtarit që të bëjnë një ofertë zyrtare në drejtim te sulmuesit 18-vjeçar, ku mendohet se drejtuesit e Interit e kanë bindur Manaj që të mos arrijë akordin me Juventusin.