Interi fiton me lehtësi në Moldavi ndaj Sheriffit

Interi ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Sheriff Tiraspol (3-0) në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Në takimin që u zhvillua në Sheriff Stadium, Nerazzurrët nuk arritën të realizonin në gjysmën e parë, porse të gjithë golat i shënuan në pjesën e dytë.

Ishte minuta e 54 kur Marcelo Brozovic pranoi një top nga Arturo Vidal për ta zhbllokuar rezultatin.

Milan Skriniar ishte futbollisti tjetër që shënoi (66’), derisa Alexis Sanchez vetëm një minutë pasi hyri në lojë e vendosi rezultatin përfundimtar (82’).

Falë kësaj fitoreje, Interi është ngritur në kuotën e shtatë pikëve, një më shumë se Sheriff Tiraspol që tashmë ka rënë në vend të tretë.

Real Madridi është lider i Grupit D me nëntë pikë, dy më shumë se zikaltrit dhe gjithçka është e hapur në dy xhirot e mbetura.

https://twitter.com/InterGIFs1908/status/1456006257442164743?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1456006257442164743%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Finteri-nenshtron-sheriffin-dhe-tash-e-ka-ne-duar-kualifikimin%2F

https://twitter.com/Yvesaintana1/status/1456013450392580097?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1456013450392580097%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Finteri-nenshtron-sheriffin-dhe-tash-e-ka-ne-duar-kualifikimin%2F

Kjo është klauzola që Barcelona duhet ta paguajë për ta marrë Xavin si trajner

City mposhtë me rezultat të thellë Club Bruggen