Interi fiton edhe pa Shaqirin

Interi e ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të Series A, duke e mundur në udhëtim Cagliarin me rezultat minimal 2:1, pas një 90 minutëshi shumë interesant që u zhvillua në “Sant Elia”.

Golat për zikaltërit i shënuan Mateo Kovaçiç dhe Mauro Icardi ndërsa ngushëllimi i vendësve erdhi nga portieri mysafir Carrizo, i cili shënoi auto-gol. Xherdan Shaqiri nuk u paraqit fare në këtë ndeshje, ndërsa Interi me këto tri pikë renditet i teti me 35 pikë të tubuara.