Interi e kryen me këtë lojtar

Chievo ka konfirmuar se gjatë ditës së nesërme mund të arrihet marrëveshja që lojtari nga Bosnja, Zukanovic të transferohet te skuadra e Interit.

“Kanë mbetur vetëm edhe detajet e vogla për t’u përfunduar rreth Zukanovicit, me Interin i cili është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit tashmë e tre muaj”.

“Interi është duke ofruar shuma shumë të favorshme për të, dhe mendoj se marrëveshja mund të përfundohet gjatë ditës së nesërme”, tha drejtori sportiv i Chievo, Luca Nember për gazetën L’Arena.