Interi e kryen me Babën

Në edicionin tjetër pritet të shohim një Inter të ri, por për një gjë të tillë klubi zikaltër duhet të përforcohet shumë në afatin kalimtar të verës.

Sipas asaj që shkruan “Bild”, Interi tashmë ka kryer punë me mbrojtësin e Freiburgut, Baba, i cili sot me gjasë e ka zhvilluar ndeshjen e fundit me këtë skuadër në Bundesligë.

Agjenti i futbollistit ka deklaruar që gjithçka është në duart e Freiburgut dhe për të do të vendoset përfundimisht gjatë javëve të ardhshme. /Gazeta Olle