Interi e humb një lojtar kryesor

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, nuk do të mund të llogaritë në mesfushorin Fredy Guarin gjatë këtij edicioni.

Guarin ka dëmtuar nyjën e këmbës në stërvitjen e fundit dhe ka përfunduar edicionin, njoftojnë mediumet italiane.

Shkaku i këtij lëndimi, ai pritet të qëndrojë jashtë fushës të paktën për pesë javë.

Mesfushori 28-vjeçar kohët e fundit ishte njëri ndër lojtarët kryesorë të Mancinit, i cili në disa raste edhe ia ka besuar shiritin e kapitenit.

“Mungesa e Guarinit do të jetë e madhe për ekipin tonë, por besoj se mund t’ia dalim mbanë edhe pa të që ta sigurojmë një vend për garat e Evropës”, ka thënë Mancini.

Skuadra e Interit ndeshjen e ardhshme kampionale e luan në shtëpi kundër Juventusit.