Interi dëshiron ta shkëmbejë Xherdan Shaqirin në Wolfsburg

Po shkëlqen me Zvicrën, por duket se kjo nuk po i mjafton që Interi i tij të jetë i kënaqur me të.

Siç raporton sot ‘Gazeta dello Sport’, drejtuesit e klubit ‘zikaltër’ janë duke shikuar mundësinë e përforcimit me Ivan Perishiçin e Wolfsburgut, i cili kushton 15 milionë euro.

Mirëpo, për të marrë këtë lojtar, ata po mendojnë ‘formulën Shaqiri’, të cilin dëshirojnë t’ia japin Wolfsburgut, si huazim por me mundësi blerje në tri vitet e ardhshme.