Interi dëshiron ta bëj ‘goditjen’ e madhe

Interi është vënë në kërkim të dyshes së Lyonit, Nabil Fekir dhe Alexandre Lacazette.

Skuadra italiane, Inter, dëshiron të përforcohet për edicionin e ardhshëm dhe dy dëshirat e saj kryesore janë në kampionatin francez.

Bëhet fjalë për dyshen e Lyonit, Nabil Fekir dhe Alexandre Lacazette, të cilët po shkëlqejnë këtë edicion në Ligue 1, shkruan Corriere dello Sport.

Mancini beson se këta dy lojtarë do ta ndihmojnë skuadrën e tij, që në vitin e ardhshëm ët rikthehen në garën më të madhe për klube, Ligën e Kampionëve.