Interi çmenduri për Toure

Drejtuesit e Interit po mundohen që ta transferoj yllin e Manchester Cityt, Yaya Toure gjatë verës.

Interi e ka seriozisht. Neroazzurrët janë duke planifikuar transferimin e yllit të Manchester Cityt gjatë verës në skuadër.

Sipas gazetës së përditshme sportive italiane, Gazzetta dello Sport, Neroazzurrët po planifikojnë të shpenzojnë 60 milion euro për reprezentuesin e Bregu të Fildishtë.

Njeriu që po synon ta sjell Touren në Inter është trajneri Roberto Mancini. Ky i fundit dhe ish lojtari i Barcelonës kanë punuar së bashku te Manchester City, dhe njihen shumë mirë.