Interi bënë ‘hajgare’ me Undinesen (VIDEO)

Interi ka marr tri pikë shumë të rëndësishme ndaj Udineses të cilën e mposhti me rezultat 4:0, që tani ka katër pikë më shumë se pozita e dytë.

Skuadra e Roberto Mancinit, ka vazhduar me formën e mirë, duke treguar se e ka seriozisht për titull. Në javën e 16’të të Serie A, Interi ka mposhtur si mysafirë Udinesen me rezultat 4:0. Icardi shënoi dy gola,  Jovetic dhe Brozovic që u inkuadrua në pjesën e dytë.

Sulmuesi shqiptar Rej Manaj u inkuadrua në lojë në minutën e 89’të të takimit, por nuk kishte kohë që Interi të shënonte ndonjë gol tjetër.

Pas kësaj fitoreje, Inter ka grumbulluar 36 pikë, katër më shumë se pozita e dytë që e mban Fiorentina e cila të dielën i shkon Juventusit.