Interi barazon në fund

Interi i Xherdan Shaqirit ka barazuar me Napolin, në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin ‘San Paolo’.

Mesfushori kosovar ka luajtur me sukses gjatë gjithë ndeshjes. Vendësit kanë qenë në epërsi të dyfishtë, falë golave të Marek Hamsik (51’) e Gonzalo Higuain (63’), por nuk ka ditur ta ruajë avantazhin.

Në anën tjetër, Nerazzurri i barazuan shifrat me golat e Ridrigo Palacion (72’) e Mauro Icardin nga penalltia (87’). Duhet cekur se Henrique i vendësve u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 86-të.