Interi arrin marrëveshje me Marseillen për Imbulan

Pas betejës së fituar me Milanin për mesfushorin e Monacos, Geoffry Kondogbia, Interi është shumë pranë triumfit tjetër.

Sipas “Calciomercato.it”, Interi ka arritur marrëveshje me Olimpique Marseillen për transferimin e mesfushorit Imbula, i cili kërkohej me ngulm edhe nga Milani.

Përpos akordit me klubin, Interi ka arritur marrëveshje edhe me babain dhe menaxherin e mesfushorit, të cilët tani po e bindin 22-vjeçarin për t’i thënë përfundimisht “po” Interit.

Bëhet e ditur që Imbula e ka preferuar kalimin te Valencia, por “Calciomercato.it” insiston që zyrtarizimi i tij si zikaltër mund të bëhet brenda 24 orësh. /Olle