Interi afër këtij lojtari

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro, ka biseduar personalisht nëpërmjet telefonit me trajnerin e Interit, Roberto Mancini duke pranuar të transferohet në Giuseppe Meazza.

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro, është i gatshëm të transferohet në Inter.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, anëtari i gjigantit katalan do të largohet nga Camp Nou në fund të këtij sezoni dhe ka biseduar personalisht nëpërmjet telefonit me trajnerin e Nerazzurrëve, Roberto Mancini duke pranuar të transferohet në Giuseppe Meazza.

Barcelona e vlerëson në 17 milionë euro, por Inter është i gatshëm të paguajë 8-10 milionë euro, dhe bonuset.