Inter duket se ka arritur marrëveshje me Christian Eriksen.
E përditshmja daneze, ‘Ekstra Bladet’ raporton se Inter janë shumë afër marrëveshjes me Tottenham Hotspur, për mesfushorin Christian Eriksen.
Inter thuhet se do të paguajnë rreth 20-30 milionë euro për Eriksen.
Oferta prej 20 milionë eurove e ka tërhequr presidentin Dany Levy, pasi lojtari në verë do të mund të largohej si i ri.
Thuhet se trajneri i Inter, Antonio Conte, ka shtyrë që marrëveshja të arrihet tani, në merkaton e janarit.
Mbetet të shihet nëse marrëveshja do të finalizohet dhe raportimet e medieve daneze do të jenë të sakta.