Interesim nga Bundesliga e Austrisë, Drita mund të mbetet pa talentin e saj të madh

Drita është njëra nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve.

Gjilanasit kanë bërë përforcime të mëdha duke afruar emra si Blend Batiu, Besnik Krasniqi, Florjan Smakiqi apo edhe Kastriot Selmani që pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Por nënkampioni i Kosovës mund të mbetet pa njërin nga lojtarët më të talentuar në Superligë.

Sulmuesi i Kombëtares U21 të Kosovës, Ardit Tahiri mund të largohet nga bardhekaltërtit.

Burime të Gazetës Olle kanë konfirmuar se një skuadër nga Bundesliga e Austrisë ka shprehur interesim për sulmuesin e talentuar.

19-vjeçari ka pasur një vit fantastik me Dritën, ku ka realizuar nëntë gola dhe ka asistuar në një tjetër në BKT Superligë, derisa ka një gol edhe në Kupën e Kosovës.

Gjithnjë sipas burimeve të afërta me futbollistin, klubi austriak e pëlqen shumë yllin kosovar dhe është gati të nis bisedimet me Dritën për transferimin e Tahirit.

Drita e vlerëson shumë talentin e saj dhe vështirë se do ta lejonte largimin e tij pa u paguar një shumë për kartonin e tij. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Bleart Tolaj largohet nga Prishtina

I shpëtoi plumbave të hajnit në Brazil, Emerson tregon gjithë ngjarjen se si ndodhi sulmi ndaj tij