Interesim i jashtëzakonshëm për Drita – Plzen, shiten mbi 4000 bileta brenda 10 orëve

Drita do të përballet me Viktoria Plzenin në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë në Ligën e Konferencës.

Gjilanasit kanë marrë një barazim me shumë vlera në ndeshjen e parë 0-0, duke ngjallur shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Gjithsesi se Viktoria Plzen është super favorit e dinë të gjithë, por të besuarit e Akis Vavalis do të tentojnë mrekullinë.

Drita ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Plzen me një çmim shumë të arsyeshëm me 3 euro në Veri si dhe 5 euro në Lindje e 7 euro në Perëndim.

Gazeta Olle mëson se brenda 10 orëve të para janë shitur mbi 4000 bileta për ndeshjen Drita – Plzen.

Drita njihet për tifozët e saj të flaktë ‘Intelektualët’ të cilët pritet të jenë në numër jashtëzakonisht të madh në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të enjten me fillim nga ora 20:00.

Por edhe numri i madh i bashkëatdhetarëve që ndodhen në pushime në Gjilan ka bërë që interesimi të jetë edhe më i madh.

Gjithsesi biletat do të shiten deri të enjten në Gjilan, derisa ditën e ndeshjes ato do të dalin në shitje edhe në Prishtinë.

Në rast se shkon ky ritëm i shitjes së biletave, të enjten mbrëma na pret një atmosferë e zjarrtë në tribuna dhe Drita do të ketë një përkrahje të jashtëzakonshme nga tifozët e saj. /Gazeta Olle/ 

Jo vetëm Lecce, edhe një skuadër e Serie A pas Ylber Ramadanit

Baton Zabërgja largohet nga Gjilani dhe bashkohet me skuadrën nga kryeqyteti shqiptar