Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë me dije se të gjitha biletat për takimin e parë gjysmëfinale në Superkupën e Spanjës mes Barcelonës dhe Realit të Madridit janë shitur të gjitha.
Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet nesër në orën 20:00 në stadium “King Fahd” në Riad të Arabisë Saudite dhe në shitje kanë qenë 30 mijë bileta, të cilat janë shitur të gjitha.
Sipas njoftimit të Federatës Spanjolle, të 30 mijë biletat janë shitur në harkun e një ore, çka tregon se interesi në Arabi për “Klasiken” e futbollit spanjoll është shumë i madh.
Sipas mediave spanjolle, për shkak të pandemisë, Arabia Saudite ka lejuar që vetëm 30 mijë tifozë ta ndjekin takimin në stadium.