Inter Turku – Drita: Intelektualët do të kenë në dispozicion vetëm 400 bileta

Ndeshja e parë në mes të Inter Turkut dhe Dritës do të zhvillohet në Finlandë, me 7 korrik nga ora 17:00 në Veritas Stadion.

Tifozët e Dritës, Intelektualët do të jenë prezent në Turku për të mbështetur nga afër skuadrën e tyre të zemrës, shkruan Gazeta OLLE.

Tifozët e Dritës që do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar, do të kenë mundësi që të pajisen me vetëm 400 bileta, kanë bërë të ditur Intelektualët 1998 në rrjetet sociale, duke informuar të gjithë tifozët që jetojnë në diasporë.

Më poshtë mund të shikoni postimin e plotë:

Inter Turku vs. FC Drita
06.07.2022, ora 18:00
Veritas Stadium/Hippoksentie 6, 20720 Turku
Do ti kemi 400 bileta për ndeshjen ndërmjet Inter Turku të Finlandës dhe klubit tonë të zemrës FC Drita e cila do të zhvillohet në Turku.
Do të vendosemi ne sektorin O, andaj ftoheni që të gjithë ti merrni biletat në sektorin i cili është caktuar për ne, që të jemi të bashkuar në përkrahje të Dritës e cila do të bëjë dritë në Finlande
Të gjithë ata që do të vendosen në sektorin tonë luten që të jenë të veshur bardhë e kaltër.
Nga ora 16:30 do të fillojmë të mblidhemi afër stadiumit dhe nga aty do të shkojmë së bashku në stadium.
Linku për rezervimin e biletave:
Për informata shtesë mund të kontaktoni me antarin tonë që gjindet në Finland, Albert Fazliu – Zubi.

./Gazeta OLLE/

Zyrtare: Flamurtari transferon Dardan Jasharin

Ferizaj fillon misionin ‘Superliga’, skuadra e Arbnor Morinës fillon përgatitjet me 1 korrik