Inter Turku – Drita, caktohen gjyqtarët për ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Finlandë

Drita do të marrë pjesë edhe sivjet në garat evropiane.

Skuadra nga Anamorava Drita, do të paraqitet në Ligën e Konferencës. Në rundin e parë eliminator, Drita do të ketë punë me klubin e njohur finlandez, Inter Turku.

Ndeshja e parë luhet më 6 korrik në Turku, kurse e kthimit pas një jave. Tashmë, UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët e ndeshjes në fjalë. Çeku Jan Petrik do ta thotë fjalën kryesore në këtë ndeshje.

Ai do të asistohet nga Kamil Hajek dhe Matej Vlcek, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Jan Moachalek.

Zyrtare: SC Gjilani transferon Krivanjevën

Gjendja perfekte e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ para ndeshjeve evropiane që do t’i zhvillojnë ekipet nga Kosova