Inter Miami shpëton nga humbja në sekondat e fundit ndaj Nashville, Messi dhe Suarez përsëri protagonistët kryesor

Inter Miami ka arritur të shmang humbjen e parë këtë ediciont ndaj Nashville, ndeshje e vlefshme për Kupën e Amerikës.

Që nga transferimi i Suarez te Miami, uruguajani nuk ka të ndalur duke shënuar gola, madje kontributi i tij është i lartë dhe në asistime, shkruan Gazeta OLLE.

Në katër ndeshje për ‘El Pistoleron’, ka arritur të kontriboj në tre gola dhe katër asistime.

Ndeshja ndaj Nashvilles përfundoi me rezultatin 2-2, ku fillimisht vendasit ishin duke avancuar me dy golat e Shaffelburg.

Leo Messi pas asistimit të Suarez në minutën e 52-të arriti të ngushtoj diferencën, ndërsa në minutën e 95-të, Luis Suarez arriti të shënonte golin e barazimit pas asistimit të Sergio Busquets.

Agim Ademi uron festën ndërkombëtare të gruas, ka një mesazh për të gjitha vajzat që janë pjesë e futbollit

Programi “Sport në Shkolla” nuk po ndalet, sot u vizitua shkolla Fazli Grajçevci në Mitrovicë