Inter-Liverpool: Formacionet zyrtare, dhe historiku i përballjes në mes të dy skuadrave

Një nga ndeshjet më interesante në Ligën e Kampionëve pritet të jetë në mes të Nerazurëve dhe The Reds, të kuqtë do të jenë mysafir në San Siron magjike, e cila ka vite që nuk ka përjetuar një ndeshje të tillë në fazën eleminatore.

Ndeshja e fundit ku janë takuar dy skuadrat ishte viti i largët 2008, në atë kohë Liverpooli fitonte në dy ndeshje për ta eleminuar Interin në 1/8 e finales.

Në Anfield, Liverpool fitonte në minutat e fundit me dy gola të shpejtë nga Kuyt minutën e 85-të, dhe Gerrard 90-të, Interi ishte me një lojtar më pak nga minuta e 30-të pas përjashtimit të Materazzit.

Në ndeshjen e dytë Liverpool arriti kualifikimin me golin e Torres në minutën 64-të me golin e Torres, përsëri në këtë ndeshje Interi mbeti me një lojtar më pak, Burdisso në minutën e 50-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Vendasit do të paraqiten me këtë formacion startues:

Mysafirët do të paraqiten me këtë formacion startues.

Osijeku ia shkëputi kontratën, Grezda menjëherë bëhet me skuadër të re

Salzburg – Bayern Munich: Formacionet zyrtare dhe historiku në mes të dy skuadrave