Inter – Icardi, renovimi …

Në shtëpinë e Interit kanë nisur të lëvizin për rinovimin deri në vitin 2019 të kontratës së Mauro Icardit, pra një vit më shumë se marrëveshja aktuale. Drejtuesit zikaltër kanë ndërmend të përpilojnë një ofertë që do të kënaqte kërkesat e argjentinasit, i cili ka arritur të shënojë 19 gola në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, bashkë me menaxherin e futbollistit, Abian Morano, do të ulen në tryezë për të përcaktuar detajet e kontratës, ku sigurisht pritet të ketë edhe përmirësin të rrogës së 21-vjecarit, i cili aktualisht përfiton vetëm 900 mijë euro në sezon.

Takimi është parashikuar për në fundjavë ose maksimumi të hënën e ardhshme, ndërsa pasa disa ditësh mendohet të hidhet edhe firma mbi kontratën e re. Mauro Icardi është vënë në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha europiane, pasi aktualisht kryeson bashkë me Carlos Teves listën e goalshënuesve të Serisë A. Mirëpo Interi synon t’ua mbyll derën duke i ofruar një rrogë afërsisht trefish më të lartë deri në vitin 2019.