Inter e feston 116 vjetorin e klubit me fitore në Stadio Renato Dall’Ara

Inter-i vazhdon me sukseset, ndërsa për vitin 2024 nuk njeh alternativë tjetër përveç fitoreve, duke numëruar 13 triumfe në 13 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet.

Këtë të shtunë, “zikaltërit” morën 3 pikët në transfertën e Bologna-s, takim i vlefshëm për javën e 28-të të Serie A, duke e festuar në mënyrën më të bukur ditën e 116-vjetorit.

Ndeshja e luajtur në “Stadio Renato Dall’Ara” rezultoi shumë e luftuar, ndërsa në fund ishte skuadra e Inzaghi-t ajo që festoi.

Në minutën e 37’, pas asistit të dhuruar nga Bastoni, Bisseck shënoi me një goditje të fortë me kokë dhe u dha avantazhin miqve.

Ndërsa në fraksionin e dytë, pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja anët nuk u shënua asnjë gol tjetër, duke bërë që ndeshja në fund të mbyllej me rezultatin 0-1.

Sa i përket mesfushorit të kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani e nisi këtë takim nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 61’, duke treguar edhe këtë mbrëmje një formë të mirë.

Pas javës së 28-të të Serie A, Bologna renditet në vend të katërt me 51 pikë, teksa Inter kryeson me 75 pikë.

Ramsdale starton pas një kohe të gjatë, gabim katastrofal nga anglezi (Video)

Albion Rrahmani nuk ka të ndalur, shënon tjetër gol për Rapid Bucureștin