Intelektualët udhëtojnë në Podujevë, pritet atmosferë e zjarrtë në derbi

Drita luan ndeshjen kryesore të javës në udhëtim ndaj Llapit, ku dy skuadrat janë në garë për titull dhe pritet ndeshje spekakolare.

Për ta bërë këtë ndeshje edhe më të zjarrtë, tifozët e Dritës kanë njoftuar se do të udhëtojnë në Podujevë për ta përkrahur klubin e zemrës.

Njoftimin e kanë bërë të ditur vet Intelektualët duke dhënë detaje nga mënyra e organizimit.

“Të dielën udhëtojmë drejt Podujevës, për ndeshjen e radhës që Drita e luan ndaj Llapit. Njëra nga sfidat më vendimtare të këtij sezoni.” thuhet në postim.

Llapi është lider i tabelës me 54 pikë, kurse Drita ka 51 pikë në pozitën e tretë. /Gazeta Olle/

Kosova U20 gati për kualifikimet e CEV EuroVolley

Spektakël në Ligën e Parë, Ferizaj nuk lejon befasi dhe 89-shi me pikë të plota ndaj Dinamos