Intelektualët nuk ndaluan në asnjë moment së mbështeturi Dritën, Nuhiu e kishte problem të përgjigjej në intervistë nga atmosfera e tyre

Drita të dielen shënoi fitore tejet të rëndësishme prej 0-2, në udhëtim te Drenica.

Kjo fitore i vendosi bardhekaltrit në krye të tabelës, ku së bashku me Ballkanin kanë nga 11 pikë, shkruan Gazeta Olle.

Lojtari i 12-të i skuadrës gjilanase ndaj Drenicës padyshim se ishin “Intelektualët”, tifozët e tyre të zjarrtë që kishin udhëtuar drejt Skenderajt për ta përkrahur skuadrën e zemrës.

Pasi nuk u ndalën së kënduari gjatë ndeshjes, “Intelektualët” e vazhduan këngën e tyre edhe pas përfundimit të takimit.

Kur kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu po jepte prononcimin e tij, zëri i tifozëve po dëgjohej aq shumë sa që edhe vetë ai e kishte problem t’i përgjigjej pyetjeve. /Gazeta Olle/

 

 

Batatina tregon padrejtësinë e madhe që i është bërë Llapit në fillim të kampionatit

Mourinho flet pasi pësoi humbjen e parë në Serie A