“Intelektualët” nuk dorëzohen, ky është mesazhi i tyre për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni (Video)

Drita ka arritur të këndellet në ndeshjen e fundit, pas disa lëshimeve që i kushtuan edhe me kreun e tabelës.

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fundin e edicionit 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll, po zhvillohet luftë e ashpër për titullin e kampionit, shkruan Gazeta Olle.

Tifozët e njohur të kampionit aktual,  “Intelektualët” me anë të një postimi kanë shprehur përkrahjen për klubin e tyre të zemrës, duke ia bashkangjitur edhe një video, ku shihen momentet më të zjarrta të tyre.

“Ne nuk dorëzohemi, katër beteja për t’u fituar lufta. N’zemrën tonë veç ti je”, ishte mbishkrimi dhe mesazhi i qartë i tyre për rivalët.

Drita aktualisht zë vendin e dytë me 68 pikë, një më pak se Prishtina lidere dhe një më shumë se Ballkani në vendin e tretë./Gazeta Olle/