“Intelektualët” në aksion, interesim i madh nga i gjithë qyteti për tu pajisur me bileta

Sot nga ora 14:00 kanë filluar të shiten biletat për ndeshjen Drita – Feyenoord në Conference League.

Siç njoftojnë tifo grupi i Dritës, “Intelektualët”, deri më tani janë shitur një numër i konsiderueshëm i biletave, shkruan Gazeta Olle.

“Një numër i konsiderueshëm të biletave janë shitur deri më tani, Intelektualët 1998 ju bëjn thirrje që të nxitoni për të u paisur me një biletë sa më parë sepse kërkesat janë shumë të larta nga i gjithë qyteti”, thuhet në njoftimin e tyre.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz në këmbë

Intelektualët do të vendosen në lindje, ku çmimi i biletës është 10 euro.

Ndeshjen e parë me gjigantin holande, nënkampionët e Kosovës e zhvillojnë të enjten në “Fadil Vokrri”.

/Gazeta Olle/ 

Arbëria e pandalshme, zyrtarizon edhe dy futbollistë të tjerë

Conference League: Prishtina – Connah’s Quay Nomads, formacionet zyrtare