‘Intelektualët’ motivojnë futbollistët e Dritës pas fitores ndaj Besës (VIDEO)

Drita është këndellur dhe është rikthyer në rrugën e fitoreve.

Pas dy humbjeve rresht – nga FC Prishtina dhe Trepça ’89, kampioni në fuqi e ka gjetur fitoren në shtëpi.

Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Drita e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 3:1.

Ndërkaq, festa e tifozëve të Dritës, “Intelektualët” pas fitores ishte e madhe.

Përkundër masave anti-COVID nga Qeveria e Kosovës, tifozët gjilanas janë tubuar dhe kanë festuar.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme të publikuar nga “Klan Kosova”. /Zeri.info