‘Intelektualët’ kujtojnë momentin e fundit në tribuna para pandemisë – Drita e fitonte një vit më parë derbin e madh kosovar

Pandemia COVID-19 tash e më shumë se një vit ka shkatërruar shumë gjëra, duke marrë miliona jetë të njerzëve dhe miliona të tjerë që janë infektuar.

Natyrisht që nga pandemia është prekur edhe sporti, ku tani e më shumë se një vit tifozët mungojnë në shkallët e stadiumeve.

Sigurisht që pa praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit, edhe loja e bukur e futbollit është më e varfër, shkruan Gazeta Olle.

Pikërisht ishte 8 marsi i vitit 2020 kur në shkallët e stadiumit në Gjilan, ishin mbledhur mijëra tifozë për ta përcjellë derbin e madh kosovar mes Dritës dhe Prishtinës.

Drita – Prishtina 2-1 (08.03.2020)

Drita fitonte atë derbi me shifrat 2-1, falë golave të Kastriot Rexhës e Astrit Fazliut, derisa për kryeqytetasit shënonte Oto John.

Tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’ kanë publikuar një foto nga kjo ndeshje duke kujtuar me mall momentet në stadium.

“Sot një vit nga paraqitja e fundit në tribunë”, ka shkruar faqja zyrtare e Intelektualëve në rrjetet sociale. /Gazeta Olle/