Iniesta thyen rekordin personal

Mesfushori spanjoll Andres Iniesta për 14 vjet karrierë në skuadrën e parë katalonase ka arritur një statistikë të rëndësishme në ndeshjen kundër Atletico Madridit, e cila përfundoi e barabartë, 1:1.

Iniesta është bërë futbollisti i dytë me më së shumti paraqitje me fanellën e Barcelonës.

Kapiteni deri më tani ka pasur 392 paraqitje për kampionët spanjoll, të cilën shifër e zotëronte Carles Puyol.

Futbollisti që ka më së shumti ndeshje me Barcelonën është Xavi Hernandez, i cili ka djersitur për 505 herë fanellën e katalonasve.

Vlen të theksohet se në ndeshjen jubilare të 32-vjeçarit në stadiumin e Camp Nou ishin të pranishëm 89 mijë e 421 shikues.