Iniesta ka disa fjalë për Pogbën e Turanin

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka deklaruar se Paul Pogba dhe Arda Turan do të ishin të mirëseardhur në ‘Nou Camp’.

Të dy lojtarët pritet të kalojnë tek Barcelona dhe peng ka mbetur vetëm marrëveshjet mes klubeve.

“Pogba është një lojtar, të cilin e dëshiron secila skuadër. Ai është një djalosh i ri, por ka talentin dhe forcën për ekipet më të mira. Nëse ai vjen tek ne, ne do ta presim mirë”, tha Iniesta.

Juventus v FC Barcelona  - UEFA Champions League Final

Sa i përket Ardas, Iniesta dhe se edhe ai është plotë talent dhe cilësi. “Nëse edhe ai vjen, edhe ai do të ishte i mirëseardhur sikurse të gjithë bashkëlojtarët tjerë”.

iniesta