Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 07.12.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 17-të të BKT Superligës edicioni 2021/2022.
Ky komision nuk pas pasur punë, pasi ka inicuar vetëm një rast.
Drejtori sporti i Ballkanit, Nderim Nexhipi, ka ofenduar gjyqtarin e ndeshjes Genc Nuzën.
“Inicim disipilinor: Zyrtarit të FC ”Ballkani” Nderim Nexhipi me nr ID.024473M84. MOTIVI: Në minutën 8-të, fyen gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica –Ballkani”.