Inicim disiplinor ndaj futbollistit të Dritës dhe atij të Prishtinës

Komisioni i Garave i Superligës së Kosovës në futboll ka hapur procedurë disiplinore në lidhje ndëshkimin me karton të kuq te Prince Baldes së Dritës dhe Bleart Tolaj te Prishtinës.

Ndeshjet të cilët i kanë takuar javës së gjashtë, ka pasur ndëshkime me karton të kuq në dy takimet e zhvilluara në “Fadil Vokrri” dhe “Rexhep Rexhepi”.

Ndaj, Prince Balde te Dritës është hapur procedurë disiplinore për ndëshkim direkt me të kuq pas një ndërhyrje si lojtar i fundit në futbollistin e Gjilanit.

Ndërkaq edhe ndaj Bleart Tolaj është ndëshkuar me të kuq për këtë është hapur procedurë disiplinore, pasi ka përdoruar goditjet me brryl në fytyrë në lojtarin e Feronikelit.

NJOFTIMI I KG-së:

ndaj: lojtarit të FC ”Drita” me nr fanelle 2, Prince Balde dhe nr ID .014411M98; Motivi: Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita- Gjilani dhe xhirimit televiziv.

ndaj: lojtarit të FC ”Prishtina” me nr fanelle 21 Bleart Tolaj dhe nr ID.002292M00. Motivi; Goditje me bërryl në fytyrë ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Feronikeli – Prishtina dhe xhirimit televiziv.

Drita e Gjilani në disiplinë – përleshja me shufër metali dhe dëme të konsiderushme në “Fadil Vokrri”

Valon Berisha ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi, publikon foto