Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA vendosi të gjobisë për herë të tretë Federatën Shqiptare të Futbollit me vlerën 86,500 euro për incidentet e ndodhura në ndeshjen e raundit të tretë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” kundër Spanjës, që u luajt mbrëmjen e së hënës në stadiumin e Dyseldorfit.
Ndeshja u zhvillua në mënyrë perfekte në fushë, ndërsa në tribuna pati incidente, shkruan Gazeta OLLE.
Tifozat Kuq e Zi, ndezën flakadanë, dhe kjo është e ndaluar me rregullat e UEFA-s, ku nuk ju iku aspak një incident i tillë.