Barcelona dhe Real Madrid barazuan në El Clasicon e frymës politike që u zhvillua në “Camp Nou”.
E deri sa në fushën e lojës kishte “paqe”, pasi që rezultati ishte 0:0, jashtë stadiumit mbaheshin protesta jo-paqësore, përcjellë Gazeta Olle.
Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë ndezur zjarrin në disa anë të qytetit.
Mediat spanjolle e konsiderojnë këtë situatë si totalisht kaotike, derisa ato kanë raportuar për 12 të lënduar.
Më poshtë disa prej fotove të fundit që vijnë nga Katalunia. /Gazeta Olle/