Ilir Mustafa i bashkohet skuadrës së Superligës në minutat e fundit të afatit kalimtar!

Klubi Futbollistik “Malisheva”, ka bërë njërin nga përforcimet me të mëdha në këtë merkato, derisa e kanë siguruar krejtësisht në minutat e fundit të afatit kalimtar.

Gazeta “Sheshi”, raporton se ekipi i Malishevës, ka siguruar përforcimet e Ilir Mustafës.

25 vjeçari pas largimit nga Ankara Keciorengucu, ka vendosur të rikthehet sërish në Kosovë dhe ka arritur marrëveshje me skuadrën e cila është inkuadruar në Superligë.

Mesfushori pritet që gjatë këtyre ditëve të prezantohet edhe nga ekipi i Malishevës.

Mustafa me parë ka luajtur për Lirinë, Dukagjinin dhe sëfundmi pjesë e skuadrës turke Keciorengucu.

Kapitulli Shpëtim Duro mbyllet, Laçi në kërkim të trajnerit të ri

Rikthehet makthi i Eriksen në “Euro 2020”, por lojtari i Bordeaux shpëton mirë!