Njëri nga mesfushorët më të spikatur në vendin tonë, Ilir Mustafa momentalisht është pa skuadër.
Në një intervistë ekskluzive për Gazetën OLLE, Mustafa flet për të kaluarën e tij te Malisheva
“Në Malishevë u ktheva nga Turqia ku pas një periudhe të vështirë vendosa që t’i përfaqësoj ata.
Kam kaluar plot tre sezone me shumë sakrifica e vuajtje, por që gjithë ajo sakrificë për dy sezone u shpërblye me dalje në gara evropiane, dhe jam shumë krenarë për veten për shokët e skuadrës, për stafin, kryesinë dhe për të gjithë qytetarët Malishevas.” shtoi fillimisht Mustafa.
Gjithashtu ish-lojtari i bardhekaltërve, nuk mundi të vazhdonte intervistën pa i falenderuar tifozët e këtij klubi.
“ I falenderoj të gjithë tifozët e Malishevës për mbështetjen dhe përkrahjen që na dhanë si në rezultate të dobëta edhe në të mira, ju uroj shumë shëndet, suksese dhe gjitha të mirat atyre tifozëve që mbështetin Malishevën pa kurrëfarë interesi.” shtoi Iliri për Olle.
Pas përfundimit të sezonit, Mustafa po punon vazhdimisht që të jetë në formën sa më të mirë për edicionin 2024/25
”Mendoj që sa i përket formës momentale ndihem shumë optimist që do të bëj një sezon më të mirë se ky që e lam pas” vazhdoi intervistën 27 vjeçari.
Kontrata me Malishevën ka mbaruar, dhe sipas gjitha gjasave e ardhmja e tij do jetë te Drita.
“Sa i përket të ardhmes kontrata ime me Malishevën përfundon me 30 qershor dhe kemi vendosur për mos rinovimin e kontratës. ndërsa e ardhmja ime në Dritë, kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për përfundimin e kontratës dhe do të jeni të informuar shumë shpejtë sa i perket të ardhmes sime” mbylli intervistën Ilir Mustafa për Gazetën OLLE.